Rasti pozitiv i lojtarit “trondit” sërish futbollin në Gjermani

Skuadra gjermane e nivelit të dytë FC Erzgebirge Aue ka kaluar në izolim pasi një anëtar i ekipit të tyre testoi pozitiv për koronavirus.

E gjithë skuadra tani është në izolim në shtëpi dhe është rasti i fundit i skuadrave që anëtarët e stafit testojnë pozitiv me planet që sezoni të rifillojë në brenda 10 ditëve.

Vjen pasi Kolni i Bundesligës kishte tre teste pozitive të regjistruara, por vazhdoi të stërviste ndërsa shokët e tyre të skuadrës u vendosën në karantinë.

Duke folur për të përditshmen gjermane Bild, drejtori i Erzgebirge Aue, Michael Voigt tha: “Seria e dytë e testeve të kryera të hënën në mëngjes na solli një rezultat pozitiv për një nga anëtarët kryesor të ekipit”.


Shtuar 5.05.2020 12:45