Kurti i jep Cvetko Veljkoviç postin e rëndësishëm

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Cvetko Veljkoviq, ekonomist nga Shtërpca, Këshilltar Politik të Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Ky emërim vjen pasi që Kurti ditë më parë shkarkoi Nenad Rashiqin nga e njëjta pozitë.


Shtuar 5.05.2020 12:49