PSG synon zëvendësimin e Tuchel, Leonardo telefonin Allegrin

Duket se kampioni aktual francez nuk është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin aktual, Thomas Tuchel.

Madje, ata kanë projektuar edhe zëvendësimin e tij. Sipas “Foot Mercato” drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo tashmë ka telefonuar ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit, Masimilliano Allegri.

Rezultatet e dobëta në Ligën e Kampionëve duket se po detyrojnë drejtuesit e skuadrës nga “Parku i Princave” që të reagojnë dhe të ndryshojnë strukturën e klubit dhe duke filluar nga shtabi teknik.

Kontaktet mes brazilianit Leonardo dhe teknikut italian thuhet se tashmë kanë filluar, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat javëve në vijim, pasi momentalisht futbolli është në plan të dytë.


Shtuar 20.03.2020 16:35