PSG ka gati akordin me Juventusin për Icardin, por kërkon një lojtar në këmbim

Sulmuesi argjentinas është aktualisht në huazim nga Interi te Paris Saint-Germain deri më 30 qershor, teksa parisienët duan të shfrytëzojnë të drejtën për blerjen e tij.

Kampionwt e Ligue 1 do të paguajë 70 milionë euro për transferimin e Icardit, por nuk do të mbajë atë edhe për shum gjatë në skuadër.

“Tuttomercato” raporton se Zonja e Vjetër do të transferojë menjëherë sulmuesin, teksa PSG ka kërkuar në këmbim shërbimet e Miralem Pjanic.

Sipas medias italiane, Interi dëshiron t’i vë edhe një klauzolë PSG-s se në rast se e shet Icardin te Juventusi, atëherë duhet të paguajë 20 milionë euro shtesë.

Por, tashmë marrëveshja për të paguar 70 milionë euro është arritur dhe skuadra franceze vetëm duhet t’i lëshojë ato në llogari të Interit.


Shtuar 23.03.2020 16:15