PSG-ja e gatshme të shesë Neymarin për të mbajtur Mbappen

PSG-ja është e gatshme të shesë çdo lojtar përfshirë edhe Neymarin për të mbajtur në skuadër Kylian Mbappen.

Kampionët e Ligue 1 e konsiderojnë yllin francez të padiskutueshëm në skuadrën e tyre, dhe të ardhmen duan ta ndertojnë rreth tij.

AS raporton se PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë Mbappes një nga pagat më të mëdha në futboll, për ta bindur që të vazhdojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e Mbappe me PSG skadon në vitin 2022, dhe lojtari është shumë i lidhur me Real Madridin, si destinacioni i tij i ardhshëm.

Kujtojmë se Mbappe natën e kaluar ka regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar tri gola në fitoren 1:5 të PSG te Lyon.


Shtuar 5.03.2020 08:33