Probleme te Chelsea, 4 lojtarë të infektuar me koronavirus

Chelsea ka probleme me futbollistë me COVID-19.

Më tepër se katër futbollistë të Chelsea janë në vetizolim pasi kanë testuar pozitivë për COVID-19.

Frank Lampard grumbulloi skuadrën e tij në përgatitje gjatë kësaj jave para duelit të parë në Premierligë më 14 shtator, por disa futbollistë janë detyruar të izolohen.

“Daily Mail” raporton se klubi ka konfirmuar infeksione me COVID-19 në mesin e futbollistëve pas udhëtimeve jashtë Anglisë.

Chelsea nuk ka zbuluar emrat e tyre.

“The Sun” shkruan se Mason Mount, Tammy Abraham, Fikayo Tomori dhe Christian Pulisic janë të gjithë në karantinë pas rikthimit nga Mykonos në Greqi.


Shtuar 27.08.2020 07:47