Kahraman në probleme me ish-bashkëshorten: Martohemi ose më jep paratë (FOTO LAJM)

Aktori turk Ozcan Deniz i njohur si “Kahraman”, po kalon një periudhë aspak të mirë për shkak të problemeve me ish-bashkëshorten e tij Feyza Aktan.

Çifti i dhanë fund martesës së tyre vitin e kaluar, por bënë paqe në një kohë të shkurtër.

Tani situata është përkeqësuar sërish mes tyre dhe mediat turke shkruajnë se Feyza i ka kërkuar aktorit të martohen sërish ose ta dëmshpërblejë me 15 milion lira turke.

“Le të martohemi sërish ose më jep dëmshpërblim 15 milion lira turke”- mësohet t’i ketë thënë ajo aktorit.

Thuhet se arsyeja e divorcit të çiftit ka qenë xhelozia e Feyzas ndaj aktores Asli Enver me të cilën Ozcan Deniz ka luajtur në serialin “Nusja nga Stambolli”.


Shtuar 27.08.2020 07:49