Priten lëvizje të tjera te Interi, largohet Skriniar, afrohet Smalling

Inter janë gati për tjera ndryshime në fondin e lojtarëve.

Pas largimit të Diego Godin nga Inter, priten edhe lëvizja të tjera te mbrojtja ‘Zikaltër’.

Antonio Conte synon një rinovim, i cili mund t’i kushtojë me mbrojtësin më të mirë të skuadrës, Milan Skriniar.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter kanë identifikuar Smalling si zëvendues të Skriniar.

Sllovaku pritet t’i sigurojë 50 milionë euro për skuadrën e Inter.

Chris Smalling është i hapur për largim nga Man Utd dhe të zëvendësojë Skriniar tek Inter.


Shtuar 26.09.2020 06:31