Pritej te Lazio, Kumbulla arrin marrëveshjen me klubin tjetër të kryeqytetit italian

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Marash Kumbulla ka arritur marrëveshje me klubin e Romës.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka shkruar që Kumbulla fillimisht do të kaloj tek klubi romak në formë huazimi me opsion që ta blej në sezonin e ardhshëm.

Kumbulla ishte pranë transferimit tek Lazio, por kur hyri në garë Roma gjërat ndryshuan. Përveç Romës dhe Lazios, pas Kumbullas janë Milan, Juventus, Tottenham dhe Manchester United.


Shtuar 15.09.2020 09:48