Sekuestrohen mbi 20 mijë paund në Rinas, procedohet 43 vjeçari

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Eshtë proceduar penalisht një 43 vjeçar si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.240 paund.

Shtetasi B. M. akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.09.2020 09:51