Presidenti i Brescias, Masimo Celino, ra pre e një grabitje të dhunshme pasditen e së dielës.
Dy persona e sulmuan para një supermarketi. Synimi i grabitësve ishte ora që Celino mbante në dorë.
Të lidhura
None found
Ai arriti të shmangte grabitjen, pas reagoi shpejt, por nuk shpëtoi pa pasoja, teksa dëmtoi hundën, ndërkohë që fytyra e tij u mbulua me gjak.
Ndërkohë së fundmi në një prononcim për mediat italiane, ai rrëfeu gjithë ngjarjen e ndodhur, duke u shprehur:
“Po hyja në makinë dhe pashë para meje një person në motor, me kaskë dhe një maskë në fytyrë. Kur hapa makinën, u hapën edhe pasqyrat dhe pashë një person tjetër që po vinte nga pas me kaskën në dorë.
Pata kohën e mjaftueshme për të reaguar, të kthehesha dhe të kapja kaskën për të evituar që të më godiste në kokë me të. Nuk e kisha kuptuar se isha lënduar, e kam kuptuar vetëm kur u ktheva në shtëpi, nga fytyra e gruas time kur më pa.
Aty e kuptova që kishte diçka që nuk shkonte. Isha i gjithi i mbuluar me gjak në fytyrë, me disa gërvishtje dhe dhimbjen në hundë. Nuk më kujtohet as kur u lëndova, nëse ndodhi gjatë kacafytjes me një nga grabitësit apo nëse u përplasa me derën e makinës. Isha aq i inatosur, sa hipa në makinë dhe u largova pa bërë as denoncimin”, u shpreh ai.
