Pogradeci: Trajneri Abazaj i kënaqur me grupin, përtej humbjes (VIDEO)

Liqenorët munden në miqësoren, me Vllazninë, por 51-vjeçari vlerëson lart paraqitjen.

Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj. është shprehur i kënaqur me përgatitjet e skuadrës në këtë fillimvit. Madje trajneri pogradecar thekson se skuadra i tejkaloi pritshmëritë e tij edhe në humbjen në miqësore të shtunën me Vllazninë.

Pogradeci është mundur minimalisht përballë Vllaznisë në miqësoren e luajtur në shtëpi të shtunën, por trajneri Ardian Abazaj është shprehur i kënaqur me përgatitjet e skuadrës në këtë fillimvit. Madje trajneri pogradecar thekson se skuadra i tejkaloi pritshmërit[ e tij në miqësore.

Duke folur posaërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 51-vjeçari është i dyzuar sa i përket merkatos. Pogradeci e mbylli 2019-ën në vendin e parë të renditjes së grupit B, apo grupit të Jugut, të Kategorisë së Parë, me 26 pikë të marra në 12 javë, një më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Lushnja.


Shtuar 13.01.2020 15:55