E ftoi në bashkëpunim, këngëtari i njohur refuzon Rihannën (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, do të sjellë albumin e saj të ri, pas plot katër vitesh mungesë në muzikë. Albumi titullohet “R9” dhe për njerën ndër këngët e tij, Rihanna ka ftuar në bashkëpunim këngëtarin e njohur të muzikës xhamajkane, Shaggyn. Mirëpo ky i fundit ka refuzuar. Arsyeja?

Shaggy duhej fillimisht të ishte pjesë e disa audicioneve ku do të vendosej nëse do fitonte mundësinë për bashkëpunim apo jo. Ai nuk ka pranuar duke u shprehur se këtë gjë ua ka lënë djemve të rinj. “Ka njerëz shumë të mrekullueshëm të përfshirë në albumin ri, po për vete nuk mendoja se kisha nevojë të merrja pjesë në audicione. Po ja lë këtë djemve më të rinj”, është shprehur këngëtari.


Shtuar 13.01.2020 15:51