Manchester City dhe Lyon u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera që do të tërheqin vëmendjen e tifozëve anembanë botës prej orës 21:00.
Në Katalonjë Barcelona ka në dorë kualifikimin, që e arrin duke mundur skuadrën e Napolit. Takimi i parë në Itali, para pandemisë, është mbyllur në barazim 1-1. Spanjollët duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, pas dështimit për të fituar La Liga.
Të lidhura
None found
Champions zbarkon edhe në Gjermani sonte. Bayern Munich përballet me londinezët e Chelsea dhe kalimi në turin tjetër duket një formalitet. Bavarezët e kanë fituar ndeshjen e parë 3-0 në “Stamford Bridge” dhe shumëkush e shikon si shëtitje këtë ndeshje, por në Champions rrallë ka sfida të tillë.
SHQIPTARËT NË CHAMPIONS – Drita, kampione e Dardanisë, nis pasditen e sotme aventurën në Champions League, sigurisht në raundin paraeliminator. Skuadra nga Gjilani ka zbarkuar që dje në Nion të Zvicrës dhe prej orës 18:00 përballet me kampionët e Andorra, Inter Escalade.
Kjo është përballja gjysmëfinale dhe nëse Drita e kalon, atëherë në finalen për të kaluar në raundin e parë eliminator do të përballet me fituesin e çiftit Tre Fiori-Linfield.
