Për të tretin vit rradhazi Hazard shpallet lojtari më i mirë belg

Sulmuesi i Real Madridit, i cili u përball me konkurrencë nga Kevin de Bruyne dhe Romelu Lukaku, e fitoi çmimin për futbollistin më të mirë holandez në ligat e huaja për të tretin vit radhazi.

E përditshmja belge, Het Laastste Nieuws, i ndan çdo vit çmimet për futbollistët më të mirë belg, si në ligën belge, ashtu edhe në ligat e huaja. Për të tretin vit radhazi, më i miri është zgjedhur Eden Hazardi.

Anësori i Real Madridit e fitoi çmimin falë 458 pikëve që i mori, ndërsa e la prapa Kevin de Bruynen e Manchester Cityt dhe Romelu Lukakun e Interit. De Bruyne i grumbulloi 348 pikë dhe Lukaku 248.

Pasi që ende është duke u rikuperuar nga një lëndim, Hazardi e pati të pamundur të shkonte në ceremoni për ta marrë çmimin e tij, mirëpo e pranoi atë përmes një videoje dhe i falënderoi bashkëlojtarët për mirënjohjen.

Radhitja finale:

Eden Hazard (Chelsea / Real Madrid) 458
Kevin De Bruyne (Manchester City) 348
Romelu Lukaku (Manchester United / Inter Milan) 248
Youri Tielemans (Leicester) 87
Axel Witsel (Borussia Dortmund) 78
Vincent Kompany (Manchester City) 58
Dries Mertens (Napoli) 52
Divock Origi (Liverpool) 51
Toby Alderweireld (Tottenham) 50
Thorgan Hazard (Borussia Mönchengladbach / Borussia Dortmund) 49


Shtuar 16.01.2020 12:42