Për Sanchon, Man.United “djeg” Sanchez dhe Lingard

Me merkaton e verës që po afron, emri i Jadon Sancho vazhdon të jetë ndër më të lakuarit nëpër mediet botërore.

Ylli anglez lidhet me një rikthim të mundshëm në Premierligë, ku tashmë interesimin më të lartë ka treguar skuadra e Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, United janë gati të heqin dorë nga Alexis Sanchez dhe Jesse Lingard, për të siguruar të holla për kartonin e Sancho.

Në mesin e emrave të tjerë që mund të largohen nga ‘Old Trafford’ janë edhe Phil Jones, Chris Smalling e Andreas Pereira.

Sancho ka një vlerë më të lartë sesa 100 milionë funte, të cilën United synon ta barazojë me ofertën.


Shtuar 28.06.2020 06:27