Për herë të parë pas 23 vitesh jasht Europës, Lyon çon në gjykatë ligën e parë franceze

Për herë të parë pas 23 vitesh Olympique Lyon nuk do të marrë pjesë në kompeticionet europiane dhe për këtë arsye klubi i OL ka vendosur të çojë në gjyq ligën e parë franceze për dëmin financiar që i ka shkaktuar.

Mbyllja e parakohshme e kampionatit prej emergjencës së koronavirusit i gjeti kundërshtarët e Juves në 1/8- at e Champions-it (ndeshja e parë u fitua 1-0 nga francezët dhe në gusht pritet e kthimit në Torino) në vendin e 7-të, pra jashtë Kupave të Europës për herë të parë pas 23 vitesh.

Ata i propozuan ligës një plan alternativ, të mbështetur te merita sportive që udhëzoi UEFA, me format “play off”.
Por liga e parë e pa të arsyeshme që të mbetej në fuqi renditja aktuale për të dhënë verdiktet dhe presidenti Aulas ka kërkuar një dëmshpërblim financiar, pas dëmit prej dhjetëra miliona eurosh, përndryshe palët do të takohen në gjykatë.


Shtuar 2.05.2020 21:58