Jose Callejon mendon të rikthehet në Spanjë. Sulmuesi i Napolit ka nisur bisedimet për të gjetur një marrëveshje me Sevillan, për t’u transferuar në Andaluzi në përfundim të këtij sezoni. Ish-lojtarit të Real Madridit i përfundon kontrata në qershor dhe për këtë arsye ai është i lirë që të bisedojë me klube të tjera.
Pavarësisht tentativave të drejtuesve të Napolit për ta bindur 33-vjeçarin që të rinovojë kontratën, duket se ai ka vendosur të largohet. Callejon u transferua te Napoli në vitin 2013 nga Real Madridi, ndërkohë që me fanellën e kaltër ai ka zhvilluar 336 takime, duke shënuar 80 gola (ka dhënë gjithashtu 77 pasime për gol).