Pas Ramos reagon edhe Modric: Largimi i Messit, humbje e madhe për La Ligan

Luka Modric e ka cilësuar humbje të madhe largimin e mundshëm të Lionel Messit nga La Liga.

Saga për largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë nga Barcelona, vazhdon të jetë aktive në media, me babanë e tij që ka mbërritur në Spanjë, për të diskutuar me drejtuesit e klubit katalan.

“Do të ishte një humbje e madhe. Njëjtë sikur kur u largua Cristiano”, ka deklaruar Modric.

“Por ju nuk mund të mendoni për të kaluarën. Është futboll dhe kjo është e gjitha. Nëse ndodh do të ishte një humbje e madhe për imazhin e ligës”.

Megjithëkëtë, Modric thotë se duhet shikuar përpara, te futbollistët e tjerë që do të bëhen yje në të ardhmen.

“Por ne duhet të shikojmë përpara. Lojtarët e tjerë do të bëhen yje”.


Shtuar 3.09.2020 07:01