Pas krahasimit që bëri Benzema, reagon Giroud: Jam kampion bote

Vazhdon “lufta e fjalëve” mes dy sulmuesve francezë, Olivier Giroud dhe Karim Benzema.

Ky i fundit nisi këtë shkëndijë, duke thënë përmes një video live në Instagram se krahasimi i tij me sulmuesin e Chelseat është sikur të krahasosh “Formula 1 me një Go-Karting”.

Por nuk ka vonuar shumë dhe Giroud me shumë thjeshtësi dha përgjigjen e duhur.

“Unë jam kampion bote, jo keq për një vozitës të Go-Karter”, u shpreh ai.

Kujtojmë se që nga viti 2016, Giroud e ka mbuluar pozitën e qendërsulmuesit te Franca, pasi Benzema nuk grumbullohet për shkak të një skandali.


Shtuar 1.04.2020 08:21