Pas vendimit që morën lojtarët e Juventusit dhe stafi për të ulur pagat për shkak të krizës nga koronavirusi edhe te Interi mësohet se lojtarët dhe stafi janë treguar të gatshëm për të këtë gjë
Në klubin ziklatër thonë se pas bisedimeve të vazhdueshme mes klubit, trajnerit Conte dhe kapitenit Handanovic, duke marrë në konsideratë urgjencën e rëndë shëndetësore, stafi teknik dhe të gjithë lojtarët e skuadrës së parë janë gati të pranojnë uljen e pagave për pjesën e mbetur të sezonit aktual.
Në lidhje me detajet, do të priten zhvillimet e reja, që kanë të bëjnë me kalendarin e Serisë A.
Marrëveshjet individuale do të arrihen kur të vendoset përfundimisht për mbylljen e sezonit aktual.
Pra, shumë gjëra do të varen nga kthimi ose jo në fushë për t’i dhënë fund kampionatit.