Pas debutimit kundër Juventusin, Kumbulla reagon me një postim

Debutimi pozitiv i Marash Kumbullës me fanellën e Romës. Qendërmbrojtësi shqiptar ishte autori i një performance shumë bindëse në linjën me tre në prapavijë të Paulo Fonsecas, duke treguar përshtatjen e menjëhershme me shokët e tij të skuadrës Mancini dhe Ibanezi.

Një kënaqësi që vetë mbrojtësi shprehu me një postim në profilin e tij në Instagram:

“I lumtur për debutimin dhe krenar për barazimin ndaj Juventusit. Meritonim 3 pikët “.

Edhe vlerësimi i specialistëve për paraqitjen e 20-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e parë me Romën ishte pozitiv.

Nga 6 në 6,5, një notë sa mesatarja e skuadrës.

Sigurisht pak emocione janë të kuptueshme për një lojtar të ri të datëlindjes 2000, megjithatë Kumbulla u shfaq me personalitet dhe i sigurt, pa harruar faktin që luante përballë një skuadre të madhe dhe një sulmuesi të jashtëzakonshëm si Cristiano Ronaldo.


Shtuar 28.09.2020 10:25