Grabitën 4.6 milion euro për 2 minuta në Rinas, kush janë vëllezërit Çala që “thyen” edhe Bankën në Greqi

Ditën e sotme policia ka kapur në një megaoperacion dy vëllezërit Cela.

Në mision, kanë marrë pjesë 300 forca policie dhe janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Në një shtëpi në Golëm atyre i janë gjetur rreth 100 mijë euro, të cilat mendohen se janë nga paratë e grabitura në Rinas.

Por kush është Klement Çala dhe Eldi Çala?

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezër që akuzohen për vjedhjen e 4.6 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Klement Çala ka bërë edhe grabitjen në vitin 2017 në rrugën Qafë-Kashar. Blindave që transportonin drejt Rinasit paratë e bankës, iu bë pritë nga një grup i armatosur në muajin shkurt ku u grabitën 2.7 milionë dollarë.

Lidhja e Muratajt me Klement Çalën është më e hershme. Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi më 22 mars 2013 dhe së bashku me Admir Muratajn u fshehën në Shqipëri. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë.

Për grabitjen e 4.6 milionë në pistën e aeroportit në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në mbetet tashmë bashkëpunëtori i vëllezërve Çala, Talo Cela.


Shtuar 19.03.2020 09:11