Parakalon Ronaldon, Messi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore

Ronaldo dhe Messi janë në garë të vazhdueshme për golashënuesin më të mirë në histori të 5 ligave europiane. Argjentinasi me golin e shënuar ndaj Sociedat e ka marrë sërish fronin.

Me 438 gola në ligë, një më shumë se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore të Evropës.

Lojtari më i mirë i La Ligas për muajin shkurt, kishte kryesuar këtë renditje deri më 25 janar, kur Ronaldo e kaloi atë me një gol kundër Napolit.

Gjashtë javë më vonë, Messi udhëheq përsëri./


Shtuar 7.03.2020 21:34