Numri rekord/ Mbi 5 milion tifozë kanë ndjekur ndeshjet e Serie A

Juventusi u shpall kampion i dimrit në kampionatit italian, pasi arriti të mbyllë fazën e parë në krye me 48 pikë, dy më tepër se Interi i vendit të dytë, ndërsa pas 19 javëve të para, Liga e Serisë A ka bërë edhe bilancet paraprake.

Një i tillë është edhe ai i numrit të tifozëve që kanë ndjekur ndeshjet nëpër stadiume gjatë këtyre javëve dhe shifrat duken mjaft optimiste, pasi është shënuar një rritje e ndjeshme, që nuk ishte parë në 15 vitet e fundit.

Të lidhura

None found

Kështu sipas të dhënave zyrtare, të 189 ndeshjet e zhvilluara në gjysmën e parë të sezonit, kanë sjellë më tepër se 5 milionë njerëz në shkallët e stadiumit, shifër kjo që mund të rritet, pasi nuk është zhvilluar akoma sfida mes Lazios dhe Veronës.

Java e 19-të dhe e fundit për fazën e parë ka sjellë një numër rekord njerëzish në shkallët e stadiumit, plot 311 740 tifozë (shifër që mungonte prej 15 vitesh), ndërsa mesatarja për ndeshje është 31 174 dhe vlen të theksohet se kryesojnë sfida Inter-Atalanta me më tepër se 70 mijë, e ndjekur nga Roma-Juventus me 60 mijë.

Edhe mesatarja e përgjithshme e tifozëve për ndeshje është rritur në 26 952 tifozë për ndeshje, shifër kjo 6% më e lartë se një vit më parë dhe 29% më e lartë se dy vite më parë, ndërsa nëse vazhdohet me këtë ritëm, Seria A 2019-2020 do të ndiqet nga më tepër se 10 milionë njerëz në stadium, shifër kjo e regjistruar për herë të fundit në sezonin 1991-1992.


Shtuar më 14.01.2020 17:33

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş