Tammy Abraham ka refuzuar ofertën e Chelsea për rinovimin e kontratës.
‘Mirror’ shkruan se tentimet e Chelsea për të blinduar yllin e skuadrës, Abraham, kanë dështuar, me këtë të fundit që ka refuzuar të vë firmën e tij.
Sulmuesi po kërkon një rritje të madhe në pagë, të ngjashme me atë që iu ka ofruar shokut të skuadrës, Callum Hudson – Odoi.
Gjithsesi, Abraham ka edhe dy vite në kontratën aktuale me ‘Blutë’. Skuadra londineze do të ketë kohë për të negociuar me 22 vjeçarin.
Abraham mund të fitojë një ftesë për Euro 2020, si pasojë e asaj që kombëtarja e Anglisë po përballet me lëndime të shumta në fazën e sulmit.
