Nuk ndalet Milani, interesohet edhe për qendërmbrojtësin nga Franca

Në ditën e fundit të merkatos, Milani është në kërkim të një mbrojtësi qendre.

Kuqezinjtë duket se më në fund e kanë gjetur përforcimin në prapavijë.

Sipas “RMC Sport”, Milani ka arritur marrëveshje për Mohamed Simakan, i cili luan me ekipin e Strasburgut në Francë.

Simakan është një mbrojtës i vitit 2000 dhe ka rënë dakord me Milanin për një kontratë 5-vjeçare.


Shtuar 5.10.2020 11:56