Përçahet opozita e re, miratohet Kodi i ri Zgjedhor

Parlamenti ka miratuar me mbi 90 vota pro ndryshimet e shumë debatuara në Kodin Zgjedhor.

Votimi është bërë si zakonisht pas COVID, me fletë votimi dhe jo me elektronikë, ndërkohë që ndryshimet nuk janë diskutuar nen për nen gjatë seancës plenare.

Edhe pse një pjesë e opozitës së re shprehu kundërshtinë për të votuar hapjen e listave në mënyrën e propozuar nga selia rozë, pjesa tjetër e deputetëve ka dhënë pëlqimin pro amendamete të PS-së.

Për t’u miratuar amendamentet e Partisë Socialiste do të mjaftonin 84 vota, ndërkohë që maxhoranca ka arritur të sigurojë më shumë vota seç duheshin, duke arritur edhe një shumicë që do mjaftonte për të ndryshuar Kushtetutën.


Shtuar 5.10.2020 11:48