Nuk ndalet Milani, gati të sigurojë shërbimet e yllit të Firorentinës

Skuadra e Milan është duke zhvilluar një merkato tejet interesante.

Ata janë shumë pranë transferimit të e Brahim Diazit dhe Tonalit.

Por, këto nuk priten të jenë transferimet e fundit në ofensivë të Milanit.

Sipas “SportMediaset”, Milan është afër që të transferoj yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

“Rosonoerët” janë të gatshëm të ofrojnë Paquetan + 20 milionë euro për të transferuar Chiesan.

Agjenti i futbollistit, Fail Ramadani po tenton që ta mbyllë transferimin sa më shpejtë pasi lojtari është tifozë i Milanit.


Shtuar 1.09.2020 11:58