Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Milanit dhe Atalantës.
Skuadra e Piolit, e cila i ka befasuar të gjithë me ecurinë fantastike, kaloi e para në avantazh, falë supergolit të turkut Çalhanoglu, ndërkohë që ekipi nga Bergamo vendosi baraspeshën me Zapata.
Vlen të theksohet se miqtë humbën një 11-metërsh në minutën e 26 me ukrainasin Malinovski.