Hysaj pranë rinovimit me Napolin, kjo është shifra që kërkon kapiteni i Kombëtares

Elseid Hysaj e kishte paralajmëruar qëndrimin te Napoli edhe gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares, por sot, gazetari Raffaele Auriemma, ka dhënë detaje të reja në numrin e sotëm të gazetës “Tuttosport”.

Sipas tij, “dje mund të ketë qenë një ditë vendimtare për rinovimin e kontratës së Hysajt, me aktualen që skadon verën e ardhshme. Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, është takuar sërish me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi, e duket që është gjetur pika e takimit mes kërkesës prej 2.8 milionë eurosh në sezon dhe ofertës 2.2 milionë. Me rinovimin e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, duhet gjetur një skuadër për huazimin e francezit Malcuit.”

Edhe gazetari Ciro Venerato, ekspert i merkatos, për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli, ka zbuluar:

“Maksimovic dhe Hysaj do ta vijojnë aventurën e tyre te Napoli, pasi kanë shprehur dëshirën për të rinovuar …

Hysaj kërkon të qëndrojë me pagë 2.8 milionë euro në sezon në rast të kualifikimit në Champions dhe me 2.6 milionë nëse Napoli siguron europa League-n. Napoli e ka rritur ofertën deri në 2.5 milionë.”


Shtuar 13.09.2020 10:59