Neymar reagon përsëri pas incidentit: Ka racizëm por duhet të isha treguar më i zgjuar

Neymar ka reflektuar për gjestin anti-sportiv ndaj kundërshtarit.

PSG-ja gumbi ndeshjen e dytë të sezonit përballë Marseille por në fund të ndeshjes shpërtheu një sherr masiv mes futbollistëve.

Neymar u përjashtua me karton të kuq për shkak se goditi kundërshtarin me pretendimin se ishte fyer në mënyrë raciste.

“Jam i trishtuar kur shoh ndjenjën e urrejtjes që mund të shkaktohet kur rebeloheni. A duhet t’i kisha injoruar ata? – pyet veten braziliani në postim – ende nuk e di …. sot, me një kokë të ftohtë, mendoj se duhet të isha treguar më i zgjuar. Unë dhe shokët e mi të skuadrës i kërkuam ndihmë gjyqtarit dhe u injoruam. Racizmi ekziston. Ai ekziston, por ne duhet t’i japim fund!”, tha Neymar.


Shtuar 15.09.2020 10:07