Nëse kampionati rifillon, Reali nuk do të luaj në “Santiago Bernabeu”

Nëse La Liga vendos që të rifillojë kampionatin, Real Madridi po shikon mundësinë që të luaj larg stadiumit të tyre, Santiago Bernabeu.

‘Los Blancos’ po konsiderojnë mundësinë që të luajnë në ‘Estadio Alfredo Di Stefano’, për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndeshjet e mbetura të sezonit (nëse) do të luhen pa tifozë, kështuqë Real Madrid po mendon që të shfrytëzojë mundësinë dhe të luaj larg ‘Bernabeu’, në mënyrë që në stadium të kryhen punimet e planifikuara.

Skuadra dëshiron të luajë në ‘Di Stefano’, me punën që po vazhdon në Bernabeu, pas një pauze 10 ditore.

La Liga duhet të aprovojë këtë plan të ‘Los Blancos’ në mënyrë që ata të ndryshojnë stadiumin për ndeshjet si vendas.


Shtuar 20.04.2020 13:17