Nënshkroi me Man.United në orët e fundit, Cavani: Mendova ta lija futbollin

Një prej futbollistëve që i ka dalë të mposhtë koronavirus, ka qenë Edison Cavani. Futbollisti uruguaian rezultoi pozitiv ndaj virusit pasi shkoi me pushime në Spanjë dhe kaloi infeksionin e rrezikshëm, fatmirësisht pa pasoja për të dhe familjarët e tij.

Një infeksion i cili shtyu Cavanin të mendonte edhe largimin përgjithmonë nga futbolli, siç tregoi vetë lojtari i cili sapo ka firmosur me Manchester United.

“Ndodhi pasi mbërritëm në shtëpi nga pushimet në Spanjë. Kemi bërë një test dhe rezultoi negativ, por pastaj e ribëmë përsëri, pasi partnerja ime kishte shfaqur disa prej simptomave. Testi i dytë rezultoi pozitiv për të dy.


Shtuar 7.10.2020 07:04