Në Serie A lojtarëve në huazim do tu zgjatet kontrata deri më 31 gusht

30 futbollistë të Serisë A ishin në “ajër” për shkak të zgjatjes në kohë të sezonit futbollistit si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) i ka dhënë zgjidhje edhe problemit të lojtarëve që luanin në huazim me detyrim blerjeje, kontrata e të cilëve me skuadrat respektive përfundonte më 30 qershor. Tashmë data e skadencës do të shtyhet dy muaj, pra, deri më 3 gusht 2020.

Kjo do të thotë se federimi i këtyre lojtarëve për sezonin e ardhshëm mundtë bëhet nga data 1 shtator.


Shtuar 23.06.2020 09:11