Në Itali të fiksuar pas Kumbullës, futet në garë edhe Fiorentina

Jo vetëm Interi e Napoli pasi për Marash Kumbullën interesohet fuqishëm edhe një tjetër skuadër e Serie A. Bëhet fjalë për Fiorentinën që nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi shqiptar dhe kërkon të shfrytëzojë raportet e shkëlqyera që ka me Veronën për të transferuar në Artemio Franchi talentin shqiptar.

Faqja që i qëndron shumë afër klubit vjollcë “Firenzeviola.it”, shkruan se presidenti i Fiores Rocco Commisso e pëlqen sëtepërmi kuqeziun dhe për këtë arsye drejtuesit e Fiorentinës po e mbajnë nën monitorim Kumbullën. Raportet e klubit vjollcë me Veronën janë shumë të mira pasi në janar Fiorentina bleu nga Hellas, marokenin Sofyan Amrabat për 20 milionë euro të cilin e la në huazim deri në fund të këtij sezoni.


Shtuar 14.04.2020 09:39