Ndeshja e rradhës e Realit në Kupë do të luhet në një stadium 4000 vendesh

Real Madridi dje ka mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën e Mbretit. Skuadra madrilene do të përballet me skuadrën pak të njohur, Unionistas.

Federata e Spanjës e ka miratuar kërkesën e Unionistas që ndeshja të luhet në stadiumin e tyre. Brenda ditëve të mbetura, skuadra do të bëjë disa investime urgjente për të përmirësuar ndriçimin.

Kapaciteti i stadiumit është vetëm për 4000 spektatorë, aq sa zë edhe stadiumi i Istogut në Kosovë.

Por, skuadra është duke punuar intentisivisht që nga dje për ta rritur numrin e kapacitetit për tifozët deri në 8000 sish.

Ndeshja luhet me 22 janar nga ora 21:00.


Shtuar 15.01.2020 11:59