E përdhunuan dhe e mbytën, flet bashkëshorti i Dritës: U lut mos e vrisnin

Përdhunimi dhe vrasja e 50 vjeccares në Mallakastër, ka tronditur gjithë shqipëtarët. Tre adoleshentët pranuan gjarjen, dhe tamshmë në mbojtje nuk i dalin as prindërit e tyre.

Bashkëshorti i Dritës, Hairi ka komentuar sot ne emisionin “Me Zemer te Hapur” lajmin trondites sipas dosjes se Prokurorise se bashkeshortja e tij e ndjere eshte perdhunuar para se te torturohej e te mbytej.

Ekspertiza ka thënë që para se të mbytej e ndjera është përdhunuar dhe ky është momenti më i vështirë per familjen tuaj. Si jeni ndjerë kur moret vesh kete lajm?

Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë se është një tragjedi që mund të jetë e para në vendin tonë por edhe në rajon, se ka pasur edhe ngjarje të rënda si ajo e Fierit para disa vitesh , por kjo është masakruar, torturuar dhe unë skam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur dhe e kanë hedhur të gjallë në makinë. Ajo është lutur vetëm mos më vrisni.

Kush e jep këtë dëshmi?

Sipas të thënave.

Dikush nga familja e Luisit ka marrë pjesë në varrim?

Jo

Cfarë marrëdhënie kishit me familjen e Luisit?

Secili në punë të tij.


Shtuar 15.01.2020 12:01