Ndërron jetë shpikësi i gjuajtjeve të penalltive

Ka ndërruar jetë njeriu që shpiku gjuajtjen e panalltive si një mënyrë të drejtë për të zgjidhur ndeshjet që më parë vendoseshin nepërmjet hedhjes së monedhave, Yossi Dagan.

Ideja për gjuajtjen e penalltive u dha nga ai, pasi Bullgaria eliminoi Izraelin me anë të hedhjes së një monedhe, në Lojërat Olimpike verore të vitit 1968.

Yossi, një anëtar i Federatës Izraelite të Futbollit në atë kohë, propozoi idenë e gjuajtjes së penalltive, e cila iu dorëzua FIFA-s dhe kjo e fundit e miratoi në rregulloren e saj në vitin 1970.

Penalltitë e para në një kompeticion të rëndësishëm u gjuajtën në ndeshjen gjysmëfinale të “Ëatney Cup” mes Manchester Unitedit dhe Hull Cityt.


Shtuar 23.03.2020 13:53