Napoli mendon për zëvendësuesin e Mertens, “piketon” kapitenin e Torinos

Napoli po përgatitet të ndryshojë disa elementë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Të kaltrit i kanë vënë syrin sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

“Tuttomercatoweb” shkruan se klubi italian po mendon të gjejë një sulmues kyç, duke marrë parasysh se sulmuesi i tij, Dris Mertens, mund të mos pranojë të rinovojë kontratën me napoletanët.

Meqenëse Torino rrezikon seriozisht të rrëzohet nga Seria A, drejtuesit e Napolit janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit të Italisë një vend kryesor te skuadra e tyre.


Shtuar 5.03.2020 14:15