Mposhti të pamposhturin, Fury pritet si “mbret” në Britani (VIDEO)

Tyson Fury është kthyer në vendlindjen e tij, Angli, me ç’rast është pritur ngrohtë nga tifozët pas fitores kundër Deontay Wilderit.

Boksieri u pa i rrethuar nga forcat e sigurimit, ndërsa përkrah tij ishte bashkëshortja Paris Fury teksa po kalonin përmes aeroportit të Manchesterit.

31-vjeçari i përshëndeti të gjithë të pranishmit duke e treguar me krenari rripin si më i miri në peshat e rënda.

Britaniku, që e mposhti Wilderin me nokaut në raundin e shtatë, ende e ka të freskët fitorën e së dielës kësisoj është kthyer në Angli për të pushuar.

Anise nuk i ka më shumë se dy ditë nga përballja, triologjia mes tij dhe Wilder pritet të ndodhë para muajit korrik.

‘Gypsy King’ u përfol edhe për një përballje të mundshme me Anthony Joshuan, por siç duket ky plan do të anulohet, të paktën tani për tani.


Shtuar 25.02.2020 13:38