Sipas Anna Wintour, këta 4 aksesorë do të jenë kudo përgjatë 2020-ës (FOTO LAJM)

Kur vjen puna tek trendet e modës, një zë bën ligjin: ai i Anna Wintour, kryeredaktores historike të revistës Vogue.

Në episodin e fundit të rubrikës “Pyet Anna-n”, asaj iu kërkua të përmendte disa prej aksesorëve që do të jenë trend në vitin 2020 dhe të gjithë sigurisht nxorrën laps e letër.

Ndonëse ajo vetë nuk luan shumë me aksesorët por i qëndron besnike syzeve të mëdha të diellit, perlave dhe çantave klasike, për këtë vit, ajo ka përzgjedhur 4 trende.

“Po shohim shumë lino dhe kashtë që janë shumë organike dhe natyrale. Po shohim shumë varëse të përdreshura me perla dhe çanta në formë kove në të gjitha materialet që mund të imagjinoni.”-është shprehur Wintour. Ndaj nëse ende nuk i keni këto të treja në listën e shopping-ut, është momenti t’i shtoni.


Shtuar 25.02.2020 13:33