Mos e humbisni: Lojtarët e Bayern në festë, shikoni veprimin e befasues të Odriozolës (VIDEO)

Bayern Munich arriti të dielën që të fitonte trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët mposhtën në finale Paris Saint-Germainin me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman në minutën e 59-të.

Lojtarët e skuadrës gjermane festuan triumfin deri në orët e vona, ndërsa kishte momente nga më të ndryshmet.

Një veprim i çuditshëm është parë nga anëtari i Real Madridit në huazim te Bayern Munich, Alvaro Odriozola, raporton MARCA.

Spanjolli kishte marr në duar një peshqir dhe po pastronte trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa bashkëlojtarët e tij kërcenin e këndonin.


Shtuar 24.08.2020 19:43