20 vjeçarja qëllon veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, në fshatin Mengaj.

B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.08.2020 19:30