Alvaro Morata ka arritur në Torino për të kompletuar rikthimin në Juventus.
Alvaro Morata është në prag të finalizimit të rikthimit në Juventus.
Sulmuesi i Atletico Madridit pas mesnatës ka ateruar në Torino ku sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore me Bianconerët.
Morata pritet të jetë sulmuesi i ri në formacionin e trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo pas dështimeve në përpjekjet për angazhimin e Luis Suarez nga Barcelona dhe Edin Dzeko nga Roma.
Morata ka një aventurë me Juventusin gjatë periudhës 2014-2016. Morata pritet të nënshkruajë marrëveshje të huazimit njëvjeçar me mundësi të blerjes definitive nga skuadra kampione e Italisë.