Alvaro Morata është prezantuar si lojtar i Juventusit. Sulmuesi spanjoll është i lumtur që është rikthyer te Juventusi, duke shtuar se është rritur si lojtar dhe si person.
Ai gjithashtu ka folur për trajnerin Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldon.
Të lidhura
None found
“Jam shumë i lumtur që jam këtu përsëri. Jam rritur si lojtar, si person, jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Morata.
“Jam në vendin e duhur. Unë e di çfarë të bëj, kam përvojën e nevojshme. Juve është mundësia e një jete të tërë.
Është shumë mirë të kesh trajner një zotëri si Pirlo, i cili ishte shoku im. Jam i impresionuar nga mënyra se si ai menaxhon grupin, ai është një person perfekt.
E njoh mirë Cristianon, ai është i lumtur këtu. Kemi folur shumë madje edhe para se të rikthehem”, tha 27-vjeçari.
