Moise Kean merr një gjobë të majme për festën e shthurur me modelet

Klubi i Evertonit ka vendosur të marrë masa kundër futbollistit të tij Moise Kean.

Mediat britanike shkruajnë se pas publikimit të pamjeve skandaloze të festës së ish-futbollistit të Juventusit me disa modele në shtëpinë e tij duke thyer udhëzimet për karantinën, klubi anglez do të gjobisë 20-vjeçarin me 193 mijë euro.

Ishte media britanike “Daily Star”, ajo e cila publikoi pajmet nga festa ku mori pjesë edhe ish-sulmuesi i Juventusit, i cili pritet të rikthehet në Itali.


Shtuar 26.04.2020 17:34