Moggi: Futbolli është në duar të atyre që nuk dinë të marrin përgjegjësi

Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit ka folur për situatën kaotike që po përjeton futbolli si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për gazetën “Libero”, njeriu më i komentuar i “Calciopolit” ka thënë se futbolli aktualisht është në duar të atyre që nuk dinë të marrin përgjegjësi.

“Nuk ju duket, që ka shumë konfuzion dhe shumë pak kokë që komandojnë? Ose e thënë më mirë, nuk ka asnjë që të marrë frenat në dorë. Problemi i këtij futbolli është që mungon një njeri që të marrë vendime të vërteta”.

“Nuk është e lehtë, sigurisht dhe e di mjaft mirë. Por, si drejtues, i kam marrë gjithmonë përgjegjësitë e mia në zgjedhjet që bëja. Sot askush nuk i merr”, tha ai.

Moggi ishte drejtor i Juventusit, kur “Zonja e Vjetër” u dënua për shkak të blerje të ndeshjeve dhe ra në Serie B.


Shtuar 6.04.2020 10:29