Modric këshillon Mbappe: Për të dominuar botën e futbollit duhet të largohet nga PSG

Ylli kroat, i cili fitoi edhe Topin e Artë, beson se Mbappe duhet të largohet nga PSG për të dominuar botën e futbollit.

Francezi shihet si një nga lojtarët me potencialin më të madh, por sipas Modric, qëndrimi te PSG do ta pengojë këtë potencial.

Të lidhura

None found

“Mbappe ka gjithçka për të dominuar botën e futbollit”, ka thënë Modric.

“Por, unë mendoj se për të bërë këtë hap, ai duhet të shkojë në një kampionat ku skuadra e tij nuk fiton me lehtësi”, ka shtuar mesfushori i Real Madrid.

Kylian Mbappe lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint Germain, me Real Madrid si një nga destinacionet e mundshme.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos francezi për të ardhmen e tij.


Shtuar 15.06.2020 08:24