Miratohet protokolli, Premier League gati të rikthehet

Tani është gjithçka zyrtare.

20 klubet e Premier League-s, të mbledhur në një videokonferencë, kanë miratuar në unanimitet protokollin për t’u rikthyer në fushë, duke zgjidhur edhe çështjen e fundit që kishte lidhje me stadiumet që nuk plotësonin kushtet e protokollit të pandemisë.

Kështu, policia ka dhënë “ok” dhe çdo klub i Premier League do të luajë në stadiumin e vet ndeshjet dhe ky vendim do të ndryshojë vetëm nëse ka ndonjë situatë tjetër në lidhje me infektimet në Britani.

Në mbledhjen e fundit janë aprovuar gjithashtu edhe fanellat speciale për javën e parë të rikthimit që do të kenë një mesazh kundër racizmit.

Në çdo fanellë, në vendin e emrit do të shkruhet mesazhi kundër racizmit për të mbështetur protestat e shumta që janë bërë në botë pas vdekjes së Gorge Floyd.


Shtuar 12.06.2020 14:31